Ne oren 19:00 opozita do të çelë fushatën elekt orale duke mbajtur një tubim në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas drejtuesve te fushates se opozites kjo çelje do te jete krejt ndryshe. duke qene se ne krye te fushtes eshte Chris LaCivita personi i cili ka drejtuar fushaten e Presidentit Trump ne SHBA eshte menduar e njejta skeme edhe tek fushate e opozites.
Në hyrje të bulevardit që të çon në Sheshin “Nënë Tereza” do jenë të vendosur 11-të 1-sha që simbolizojnë edhe numrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.
Do të jenë 3 ekranë LED, njëri në krah të Pallatit të Kongreseve, në kryqëzimin e Presidencës dhe në hyrje të sheshit do të shfaqin historikun e Partisë Demokratike.
Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës dhe perveç fjales se Berishes, nje pershendetje do te kete edhe nga Chris LaCivita.