Vijojnë denoncimet nga partia demokratike elbasan ku diten e sotme anëtarja e kryesisë Doris Madhi denoncoi atë që Partia Demokratike e konsideron “asfalti elektoral”. Sipas selisë blu në Elbasan gati në cdo lagje të qytetit ka filluar te hidhet zhavor për të blerë vota.
Teksa foli nga lagjia “brigada 17 sulmuse “ Madhi tha se po bëhen punime në efekt të zgjedhjeve lokale. PD argumenton se punimet nuk kanë një tabelë shpjeguese për kohëzgjatjen dhe vlerën monetare të gjithë rikostruksionit të rrugve të kësajë lagje.
Vetë qytetarët shprehen se prej dekadash nuk kanë parë asnjë ndërhyrje në këtë rrugë përveç atyre të para 4 ditesh.
Kemi shqetësime për lagjen, po bëjnë një punë sa për të na larë sytë-shprehen banorët
“Ka 60 vjet që është bërë kjo rrugë, skemi ku të ankohemi se nuk na dëgjon njeri dhe pse fondi është dhënë.
Po ashtu një tjetër banor shprehet se ka dy javë që nuk del me makinë nga shtëpia sepse takon makina poshtë.
Duke u shprehur për gazetarët banorja tha se shteti ka ikur për l*sh.
Rruge jo, ndricim jo, nuk kanë bërë asgjë sic duhet e kanë hedhur sa për votimet sic duket, rruga është gjithë trrapa-trrapa e prishur, dhe kur marrin votat thonë do e shtrojmë muajin tjetër.
Na thanë jepni voten do e shtrojme ne, dhe asnjë nuk merr masa.”