Nëpërmjet një deklarate dhënë për median Partia Demokratike në Elbasan përmes kryetarit të saj Blendi Himci nga selia blu denoncoi bashkinë Elbasan se i është rikthyer djegies së mbetjeve, duke shkatuar krim mjedisor. Sipas Z.Himci bashkia është duke manipuluar qytetarët për incenerimin e mbetjeve.
Blendi Himçi: Bashkia Elbasan i është rikthyer diegijes së mbetjeve me pasoja fatale për qytetarët. Me mbishkrimin Bashkia Elbasan, me targa të Bashkisë Elbasan, këto automjete depozitojnë plehrat dhe më pas i djegin ato në një vend ku qytetarët e elbasanit dhe qytetarët shqiptarë mendojë se po kryhet incenerim i mbejtejeve. Paguhen që të bëhen incenerim i mbetjeve, , por në fakt incenerim të mbetjeve nuk ka pasur asnjë ditë.
Në vijim të deklaratës së tij Z.Himci shtoi se pas hekurave për aferrën e inceneratorëve duhet të shkojë edhe Kryebashkiaku Gledian Llatja për të cilën kërkoi prej organeve të drejtësisë hetim serioz.
Blendi Himçi: Me këtë krim ekonomik dhe mjedisor që po i shkaktojnë qytetit të Elbasanit, pas hekurave duhet të shkojë dhe drejtuesi i mbetur në detyrë, edhe për 60 ditë në Elbasan, Gledian Llatja. Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë çdo faturë, çdo pagesë, çdo taksë të qytetarëve të elbasanit që shkojnë për mbejtjet duke çuar para përgjegjësisë të gjithë abuzuesit. Bashkia Elbasan do të duhet edhe të çlirohet nga pengmarrësit që prej 16 vite e kanë shfrytëzuar institucionin si hapsirë për të mbushur xhepat e tyre pëmes abuzimit. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati i opozitës së bashkuar, Luçiano Boçi do t’i rikthejë dinjitetin dhe transparencën institucionit të bashkisë Elbasan.
Pak ditë më parë djegia e mbetjeve buzë lumit Shkumbin u denoncua nga dy mediat amerikane si Zëri i Amerikës dhe Birn, të cilat sollën me pamje dhe zë dëshmi se në mungesë të funksionimit të inceneratorit mjetet me mbishkrimin e bashkisë Elbasan i depozitonin plehrat pranë shtratit të lumit Shkumbin.