09:40 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD denoncon: Vlahutin ka shtrembëruar të vërtetën e negociatave përpara partive të vogla

13:30 | 28/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD denoncon: Vlahutin ka shtrembëruar të vërtetën e negociatave përpara partive të vogla

Partia Demokratike ka denoncuar shtrembërimin që Vlahutin i ka bërë sipas saj procesit të negociimit. Kjo ka ndodhur në takimin e sotëm me Partitë e Vogla në vend. Sipas PD-së këto qëndrime qartësisht të njëanshme nuk i shërbejnë vendit.  

‘’Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dezinformimin e partive të vogla parlamentare nga ana e ambasadores Vlahutin dhe thekson se qëndrime të tilla qartazi të njëanshme dhe dezinformuese nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së krizës, por përkundrazi ndihmojnë në thellimin e saj’’, thuhet në deklaratë.

​DEKLARATA E PLOTË: 

Partia Demokratike u informua sot nga aleatët opozitarë për qendrimin e sotëm të ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, sikur Partia Demokratike gjatë pranisë së ndërmjetësuesve europianë në Tiranë ditën e martë, nuk pranoi propozimet e tyre dhe se nuk paraqiti kundërpropozime apo ofertë tjetër.

Partia Demokratike konstaton me keqardhje të thellë se ky është një shtrembërim total i të vërtetës, dhe fshehje e fakteve.

Pas paraqitjes të propozimit për zëvendësimin e 4 ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë dhe shtyrjen e zgjedhjeve për datën 16 korrik, Partia Demokratike në emër të Opozitës së Bashkuar paraqiti një kundër-propozim me 3 pika, me qëllim arritjen e një kompromisi mes palëve:

  1. Ofertën që kryeministri i qeverisë teknike të propozohej nga mazhoranca aktuale.
  2. Përsa i përket datës së zgjedhjeve, oferta e PD ishte që të eksplorohej nëse zgjedhjet me votim elektronik, biometrik dhe numërimi elektronik do të mund të realizoheshin brenda tetorit. Nëse kjo do të rezultonte teknikisht e pamundur, të punohej për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik të votës.
  3. Partia Demokratike rikonfirmoi qendrimin e bërë publik prej 10 javësh se menjëherë pas formimit të qeverisë teknike, opozita do të kontribuonte në parlament për zbatimin e plotë të procesit të Vetingut dhe reformës në drejtësi.

Pas paraqitjes së kësaj oferte për kompromis, Partia Demokratike u informua se Edi Rama e refuzoi këtë ofertë, duke cuar në përfundimin pa sukses të përpjekjes për ndërmjetësim.

 

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dezinformimin e partive të vogla parlamentare nga ana e ambasadores Vlahutin dhe thekson se qëndrime të tilla qartazi të njëanshme dhe dezinformuese nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së krizës, por përkundrazi ndihmojnë në thellimin e saj.

Etiketa: romana vlahutinvlahutin
Pas

Atentati në Sukth ende pa autorë, FNSH-ja zbarkon me autoblinda në Durrës. Shoqërohen disa persona

Para

Meta del i ”pastër”, dy institucione certifikojnë pastërtinë e figurës së tij

Para
”Keni anuar nga ana tjetër”, si i përgjigjet Ilir Meta akuzës së Gramoz Ruçit

Meta del i ''pastër'', dy institucione certifikojnë pastërtinë e figurës së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.