03:44 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“PD do të shkrihet, PL është korporatë familjare jo parti”/ Valteri ‘nuk e llogarit’ opozitën: Fryma e tyre nuk ndez, socialistët e kanë garant fitoren

14:38 | 01/12/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“PD do të shkrihet, PL është korporatë familjare jo parti”/ Valteri ‘nuk e llogarit’ opozitën: Fryma e tyre nuk ndez, socialistët e kanë garant fitoren

I ftuar në studion e “Fax News” ish-deputeti Halit Valteri ka parashikuar një “PD” dhe “PL” të shkrirë në vitet e ardhshme pasi sipas tij për aq kohë sa kanë ata drejtues, qeveria do vijojë punën e saj. Valteri theksoi se Partia Demokratike nxjerr kandidatura në një kohë që ka përçarje brenda saj, duke shtuar se zgjedhjet lokale do të fitohen automatikisht nga partia në pushtet.

Nga ana tjetër, ish-deputeti e quajti Partinë e Lirisë një “korporatë familjare” e cila siguron tendera dhe vende pune, dhe me shumë mundësi nëse është ende në opozitë për 4 vitet që vijnë, nuk do të ekzistojë më. Për ish-kreun e PD-së dhe kryetarin e komanduar të kësaj force politike, përkatësisht Lulzim Basha dhe Enkeled Alibeaj, Valteri tha se janë politikanë të paaftë.

“Pa zgjidhur çështjen brenda PD-së nuk ka fitore, sot që flasim Berisha nuk po kontrollon dot një grusht deputetësh e jo më të bindë shqiptarët për ta votëbesuar. Është një frymë që nuk “ndez”. Tim ati përshembull, Meta dhe Berisha nuk i ndez asnjë lloj shprese, as me Ramën nuk është , nuk ka alternativë me dy njerëz të djegur por me të rinj dhe të reja, që të mos këtë pasur pozicione, as hajdut as drejtor…Sa më të dobët janë këta në opozitë aq më e papërgjegjshme është qeveria!

PL është një shoqëri aksionere, 6 muaj burri e 6 muaj gruaja, po të rrijë dhe 4 vite në opozitë nuk do ekzistojë fare, është një korporatë familjare që investimet i kthen në tendera e vende pune. Nuk është parti politike, nuk duhet konsideruar si formacion politik por si formacion hajdutësh me lugë në brez. SPAK po punon, po mbledh të dhëna priten zhvillimet të reja.

Dalja e opozitës me dy ose më shumë kandidatë automatikisht i jep fitoren, nuk shoh asnjë lloj trysnie apo frike ndaj kundërshtarëve. Mendoj se duhet pasur një miksim pushtetesh por asnjë qeveri nuk ta fal karrigen nëse nuk merr votën e qytetarëve. Sa kohë ekziston kjo trileçja, nuk besoj që ka surpriza, mund të marrë fitoren në ato bashki që konsiderohen prej vitesh tashmë të djathta. Edhe 3 kandidatët për Tiranën nuk e rrezikojnë fare Erion Veliajn, sepse të tre do të jenë kllounë të Berishës në drejtimin e tyre, pa u shkëputur nga ai s’ka sukses. Me gjithë respektin për Alimehmetin, do doja ta shihja me kostumin e politikanit por puna dhe ekipi i Veliajt janë të pathyeshëm.

Alibeaj, klloun me kostum që nuk e di fare as ça po drejton. Është njeriu më i paaftë pas Bashës, ka vetëm një cilësi shumë të mirë, prejardhja e tij, anti-komunist, i përndjekur politik por nuk i ka thithur pranë vetes ato lloj njerëzish, e ka mbyllur partinë në një guackë njerëzish që nuk ka votat as të familjarëve apo pallatit të tyre.

Këta nuk kanë gjetur ende mënyrën për të bërë Pazar, as për “Primaret”, si ato fëmijët që dalin secili në shtëpi të vet dhe nisin pretendimet, e “Plaku” nuk ju dha atë që donin. Këta duan kandidim dhe mendojnë se e kanë mundur Ramën, harrojnë fushatën përpara, janë “out” komplet.

Lulzim Basha është personazhi më i zgjuar si biznesmen në këtë vend por si politikan i paaftë, ka bërë marrëveshje dhe ka vjelë pa hedh asnjë firmë, të shijojë periudhën pas lënies së drejtimit të PD-së. PD-në e shoh të shkrirë në të ardhmen”-tha Valteri.

(E.D/faxweb.al)

Pas

Aksion në Fier/ Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me kanabis, si e pësuan tre të rinjtë

Para

Vrau kolegun në komisariat, Fax News siguron dosjen hetimore të ish-policit Ludjan Zaimi: Ju lë amanet babin dhe mamin….

Para
Vrau kolegun në komisariat, Fax News siguron dosjen hetimore të ish-policit Ludjan Zaimi: Ju lë amanet babin dhe mamin….

Vrau kolegun në komisariat, Fax News siguron dosjen hetimore të ish-policit Ludjan Zaimi: Ju lë amanet babin dhe mamin....

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.