Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigur akuzave të opozitës të cilët e akuzojnë se në përgjimet e kryera ndaj klanit Bajri në Shkodër, rezulton të jetë përmendur edhe emri i tij.
Nga Shkodra ministri Bushati u shpreh se ndjej keqardhje për katandisjen e opozitës.
Ndërkohë që për sa i takon pyetjes si se si i komenton deklaratat e ministrit të mbrojtjes grek lidhur me VorioEpirin, Bushati u shpreh se jam ministër jo komentator politik.
Per procesin e integrimit ministri Bushati tha se opozita nuk ndikon pozitivisht, por po plotësohen kërkesat e qytetarëve.
Deklaratat e Bushatit u bë nga objekti i rikonstruktuar i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër ku ishte e pranishme dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
(M.Q/Faxweb)