Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në Devoll, ndërkohë që deklaroi se ata kanë potencial, por mungon qeveria që i mbështet.
Basha tha se PD ka një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, por fillimisht për këtë gjë duhet të realizohet zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare një ditë me ato vendoret.
“Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abuzive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit.
Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra milion euro zhduken dhe i jepen dy tre miqve të Ramës. Shikoni korporatën e investimeve, korporatën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës. Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë.
Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore.”– u shpreh Basha.
Ndërkohë fermërët u shprehën se po largohet krahu punëtor, dhe rinia është larguar.
“Po na largohen të rinjtë dhe krahu punëtor. Familja po ikën, djemtë po ikin dhe ne po mbetemi në pikë të hallit. Shkollat po na mbyllen.”- u shprehën fermerët.
Discussion about this post