Sekretari zgjedhor i PD-së Ivi Kaso, së bashku me përfaqësuesin e LSI kanë shkuar mesditën e stome në KQZ, për të dorëzuar listën e anëtarëve të opozitës në KZAZ.
Më herët Gazmend Bardhi tha se, opozita do të ketë anëtarët e saj bë KZAZ për të faktuar skandalet dhe vjedhjen që po përgatit Edi Rama.
‘Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.
Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë.
Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit’, tha Bardhi.