Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, kjo lëvizje politike ka vendosur të bojkotojë parlamentin, derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike.
Sipas raportimeve, Partia Demokratike ka vendosur që të mos ketë grevë urie në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, siç u përfol fillimisht.
Ndërkohë, qëndrimi në tendën para kryeministrisë do të bëhet me turne, ku objekt diskutimi do të jenë problemet e qytetarëve. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post