Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është thirrur sot në një interpelancë që u kërkua nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, PD i kërkoi Gjiknurit që të raportojë në lidhje me informacionet zyrtare të koncesioneve te ieve Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Gjinkuri theksoi se idetë që nisi PD kur ishte në pushtet po i vazhdon qeveria sot.
“Djegia e mbetjeve, alternativa me e mire. Incenerimi është një formë më moderne për mbetjet dhe përdoret si praktikë në vendet e zhvilluara. Është një nga varrezat më të pastra, dhe është teknologji e pranueshme. Strategjia e mbetjeve 2011 parashikon që baza e kësaj strategjia do të jetë mbledhja e mbetjeve. Landfillet janë formë primitive e trajtimit të mbetjeve” tha Gjiknuri.
Në seancën e stome plenare po ashtu pritet të diskutohen edhe ndryshimet në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe projektvendim “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.
(E.K/FAXWEB)