05:50 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD Elbasan për zjarrin në landfill: Jemi para një krimi mjedisor dhe një megavjedhjeje

13:42 | 09/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD Elbasan për zjarrin në landfill: Jemi para një krimi mjedisor dhe një megavjedhjeje

ELBASAN

Tymin e dendur dhe erën e rëndë nga djegia e mbeturinave era i ka shpërndarë në lagjet përreth Elbasanit, duke krijuar një shqetësim të madh për banorët e zonës, që është mjaft e populluar.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, por Partia Demokratike në Elbasan pretendon se është i qëllimshëm për të fshehur vjedhjen që vazhdon pranë shoqërisë EcoAlb.

Blendi Himçi, kryetar i PD Elbasan tha se urdhrin për zjarrvënien e ka dhënë kryebashkiaku.
“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Pa diskutim është vendosur ditë të shtune, kur njerëzit janë pushim, kur mediat janë pushim në përgjithësi dhe që të kishte një sensibilizim sa më të pakët. Ka ndodhur gjatë natës, kur temperaturat janë të ulëta, pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme, me urdhër të posaçëm të kryetarit të bashkisë Elbasan, por edhe instanca të tjera për të mbuluar vjedhjen që ndodh në incenerator. Inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj. Mali me plehra ka kaluar çdo përmasë dhe për të ulur sasinë e mbetjeve urbane i vihet flaka. Sot Elbasani është zgjuar nën tymin dhe ajrin toksik të plehrave. Qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton për incenerim, ndërkohë që këtu ka vetëm landfillim. Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë këto lekë. I bëj thirrje SPAK-ut të nisë një hetim kryesisht pikërisht për këtë gjë. Jemi para një krimi mjedisor dhe një megavjedhje të madhe që i ndodh Elbasanit dhe bashkive të tjera që paguajnë 25 euro për ton gjoja për incenerim, kur incenerim nuk ka. E kemi ngritur këtë çështje në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, por kryetari e ka kaluar me batuta”, deklaroi Himçi.

Deputeti i PD-së Qani Xhafa tha se inceneratori është kthyer në një metalurgjik të dytë.

“Jo më larg se dje kam pasur debat me ministren Kumbaro për problemin e inceneratoritn e Elbasanit por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka dështuar me mbetjet, është kthyer vetë në mbetje që duhet të largohet sa më parë. I bëra thirrje ministres që inceneratori që kur u ble ishte problem, se ishte i viteve 70. Është kthyer në një Metalurgjik të dytë”, deklaroi deputeti i PD.

Prej kohësh, inceneratori i Elbasanit ka ndërprerë procesin e përpunimit dhe djegies së mbetjeve, duke bërë që fusha e plehrave të mbushet tej mase.

Pas

Balluku prezanton prefektin e ri të Fierit, Arben Çuko

Para

Rama: Kantieret e hapura të punës për transformimin e Shkodrës

Para
Rama: Kantieret e hapura të punës për transformimin e Shkodrës

Rama: Kantieret e hapura të punës për transformimin e Shkodrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.