Partia Demokratike feston sot 27-vjetorin e themelimit. Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve që ishin mbledhur në Pallatin e Kongreseve.
Basha ka shprehur mirënjohje për themerluesit ndërsa ka veçuar Sali Berishën duke thënë se pa të PD nuk do të kishte forcën e saj.
“Rëndësia e një lëvizje apo një partie politike përcaktohet nga produkti që sjell për vendin. Lëvzja e Dhjetorit dhe PD përcaktuan rrugën pro-europiane dhe amerikane të Shqipërisë.
Ky dhjetor i 27 vjetorit tonë është dhe nuk është si gjithë të tjerët. Është se na mbledh për të kujtuar ato që e themeluan PD-në, është se na mbledh për të kujtuar Azenm Hajdarin, Arben Brocin, Ferdinand Poni, Gramoz Pashko e shumë të tjerë. Partia Demokratike do ti ketë ne librin e saj të kujrtesës. Respekt do të ketë gjithmonë për ata që u prinë demokratëve në orët e para. Nderim dhe mirënjohja më e madhe do të ketë për liderin e saj historik Sali Berisha, pa të cilin PD nuk do të kishte forcën e saj”, u shpreh ndër të tjera Basha. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post