Ditën e sotme në media ka qarkulluar një sms ku deputetja, Grida Duma, shkruan një mesazh në WhatsApp, në një grup që lexohet se është për koordinimin e protestave.
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i selisë blu, ku nëpërmjet drejtoreshës së mardhënies me median në PD Elona Meço , shkruan se sms është një fotomontazh i shpërndarë nga qeveria.
Sipas PD, kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, pasi është kapur nga paniku për shkak të protestave.
“Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news.”- shkruan PD.
(M.Q/Fxaweb.al)