Pas vendimit të Partisë Demokratike për të mos përfshirë aleatët e koalicionit në listat e kandidatëve, reagojnë këta të fundit.
Kryetarët e katër partive kryesore aleate shprehen kundër vendimit të Bashës për kandidaturat.
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, njofton se e respekton vendimin e PD-së, ama i kujton asaj se në zgjedhjet e kaluara ka fituar shumë mandate vetëm në sajë të PDK-së.
“Nuk kemi një koalicion të formalizuar me PD. Madje çdo parti po sheh mundësitë e veta për organizime të ndryshme koalicionet. PD edhe me koalicionin që ka patur në zgjedhjet e kaluara, ka qenë ajo përfituesja e drejtpërdrejtë. Janë disa vota që merren nga subjektet tona, merren 1 deri 3 mandateve. Rasti i Kukesit dhe Lezhës deptuetët e këtyre qarqeve janë me votat e PDK. Diferenca mes koalicioneve e percaktojnë votat e aleatëve. Në këtë aspekt është interesi i përbashkët i subjekteve politike, nëse PD ka një vendimarrje të tillë ne e repektojnë. Është e drejta e tyre dhe është e drejta jonë për të parë mundësinë e formave të bashkepunimit me PD apo partitë e tjera. Janë përcaktuar kandidatët në Shkodër, në Lezhë në Durrës dhe në qarkun e Tiranës. Jemi në fazën përfundimtare për qarkun e Fierit”,- u shpreh Nard Ndoka.
Ndërsa Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, e konsideron heqjen e aletëve nga lista, si një lëvizje të pakuptimë nga ana e PD-së.
“Mendoj se drejtuesit e PD-së duhet të mendojnë si fitoen zgjedhjet dhe të kontribojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në vend që të meren me analiza dhe qëndrime të pakuptimta. Nëse do ketë një kualicion duhet të përcaktohet dhe si fitohet. PD ka fituar me shumë se 7 mandate nga votat e partive të kualicionit në 2013, mjafton të bëhet një matematikë e thjeshtë”, thotë Mediu.
Kryetarët e partive aleate shprehen se sistemi aktual i penalizon partitë e vogla dhe favorizon pikërisht partinë kryesore të koalicionit, duke ia kaluar asaj votat e tyre.
Megjithatë Dashamir Shehi i LZHK-së ështëka shprehur mbështjetjen e tij nga kësaj ndërmarrjeje të PD-së, duke thënë se kjo ishte ideja e tij që në fillim.
“Kjo është ideja ime dhe nuk kam qejf të ma marrin autorësinë. Ka kohë që e them se gjithsekush duhet te futët në krye te listës së partisë së vet. E para për dinjitet politik, e dyta për të maksimalizuar votat, dhe e treta për të larguar përvijimin e njerëzve te PD-së se vendet na i marrin aleatët, që nuk është e vërtetë. Në fakt aleatët kanë marrë më pak vende sesa kanë dhuruar vota, po t’i numërosh. Kështu do të ndodhë edhe këtë radhë. Por t’i vëmë një lloj marrëveshje zyrtare kësaj pune. Meqë shume nga këto vota i përfitojnë deputetet e PD në shkëmbim duam një garanci për ruajtjen e votave. Si princip është i drejtë kam kohë që e kërkoj, me vjen mirë që PD e ka menduar këtë punë, gjykoj se këto deklarime politike duhet t’i bëjë Zotit Basha në tryezën me aleatët që të bëjmë një marrëveshje zyrtare.Unë do vë emrin tim në krye të LZHK-së të Tiranës. Aleatët marrin vota që PD nuk i merr. LZHK ne zgjedhjet e fundit ka marrë rreth 20 mijë vota. Gjithnjë po t’i marrësh në shkëmbim të votave të aleatëve me nurmin e deputetëve, për efekt të këtij ligji përfituese ka qënë partia më e madhe. Basha t’i mbledhë palët të zyrtarizojnë pozicionin se nga këtej e tutje do të vijojmë me këtë lloj skeme, kjo është më e ndershmja, dhe jam dakort, ruaj dhe autorësinë, ja kam sugjeruar Bashës… Gjykoj që kudo në qarqet e mëdha kemi shance, në Elbasan, Shkodër, Durrës, Vlorë në të gjithë zonat që mandatet janë 12 -13, siç është Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Shkodra janë shance për të marrë mandate. Fushata do e tregojë, unë jam optimist.”, thotë Shehi.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Agron Duka, megjithatë shton se lajmin e ka marrë vesh nëpërmjet mediave dhe jo ashtu siç i takon një aleati.
“E kam dëgjuar lajmin në media. Gjykoj që në vendimet i marrin gjithmonë një tryezë ku të jetë prezent kryetari. Çdo lloj prononcimi, për çdo lloj gjëje të një eksponenti të PD mund të keqinterpretohet. Ky është një problem siç thashë kërkon të diskutohet seriozisht kur të shtrohet si problem zyrtarisht. Unë gjykoj që ka perfitime PD, nga aleatët. Sa më përket mua do preferoja të kandidoja nën siglen e PAA. Siç u thashë nuk është momenti. Ne do luftojmë 12 qarqe të vendit, kemi qarqe prioritare”,- tha Duka. (D.D/Shuplaka)