Në selinë e Partisë Demokratike pritet të ketë zhvillime sot, pasi rreth orës 18;00 pritet të zhvillohet mbledhja e kryesisë. Nga ajo që mësohet nga brenda PD-së, gjatë mbledhjes së kryesisë do të bëhet analiza dhe organimi i partisë.
Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.
“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”, – sqarohet në njoftimin e PD.
Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post