Ambasadori i BE-së reagon ndaj dhunës së deputetëve të Partisë Demokratike dje në Kuvend. Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.
Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë.
Ambasadori kishte një thirrje për tu kthyer në dialog dhe të ndalohet përshkallëzimi i situatës dhe të shmanget sulmet personale dhe verbale.