Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS, ka vendosur me shumicë votash, me tre anëtarë nga radhët e Partisë Socialiste, rrëzimin e kërkesës së PD-së për pavlefshmëri të rezultatit për Beratin dhe Vlorën.
Me këto vendime, procesi zgjedhor për qarqet Berat dhe Vlorë konsiderohet i mbyllur, duke iu bashkuar qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, ku KAS i ka dhënë vendimet më parë shqyrtimit të këtyre dy qarqeve.
Seanca e sotme e KAS për Vlorën u zhvillua pas një shtyrjeje të vendimit nga mbledhja e kaluar. Partia Demokratike ka kërkuar hapjen e kutive dhe verifikimin e fletëve të votimit, duke pretenduar se nuk përputhen fletët e përdorura me ato të papërdorura.
PD ka kërkuar gjithashtu shpalljen e pavlefshme të rezultatit të KQZ-së dhe përsëritjen e procesit zgjedhor në këtë qark.
Nga ana tjetër KAS ka kërkuar prova konkrete për këto pretendime, duke theksuar se në mungesë të tyre, kjo çështje nuk mund të mbahet i hapur pa fund, duke e cilësuar këtë si një ‘proces pa kuptim’.
E njëjta situatë është edhe për qarkun e Beratit, ku duhet theksuar se sot pati një shqyrtim dhe për pretendimin e votave të diasporës që vinin nga Greqia, që sipas këtij vendimi bie poshtë çdo pretendim.
Deri tani rezultojnë 6 qarqe të perfunduara në KAS, të cilat PD mund t’i çojë ne Kolegj Zgjedhor. Nga ana tjetër ngelen të hapura 6 qarqe të tjera si Tirana, Fieri, Durresi, Dibra, për të cilat është marrë vendim për rinumërim, ndërsa Elbasani dhe Shkodra janë në proces shqyrtimi.