12:32 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD kërkon “pa vonesë” arrestimin e Dakos: Dosja 339 e çon në burg, ja çfarë faktohet

12:34 | 11/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD kërkon “pa vonesë” arrestimin e Dakos: Dosja 339 e çon në burg, ja çfarë faktohet

Partia Demokratike ka kërkuar edhe sot arrestimin e kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se Vangjush Dako duhet të jetë prapa hekurave pasi është kapur në përgjimet e Prokurorisë që flet me trafikant dhe  ka rrezik për të prishur provat.

Më tej deputeti i PD, shtoi se për të prishur provat Dako ndihmohet nga Kryeministri Edi Rama.

DEKLARATA E PLOTË

Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Avdylajve ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët

ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:

* Përfitoi vota

* Bëri presion kriminal mbi votuesit;

* Krijoi pabarazi mes kandidatëve

* Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit

* Përdori para të pista në zgjedhje.

Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.

Duke u anagazhuar zgjedhje, krimi përfiton:

  • Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet, kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.
  • Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,
  • Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: akuzatDajkoervin salianjiPD
Pas

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, flet ish-presidenti Moisiu: Çfarë duhet të bëjë Meta

Para

Adi Krasta si rrallëherë hedh foton me bashkëshorten e tij, dedikimi i veçantë (Foto)

Para
“Krizë e mirëfilltë qeverisëse”, Adi Krasta flet për dorëheqjen e Xhafës

Adi Krasta si rrallëherë hedh foton me bashkëshorten e tij, dedikimi i veçantë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.