Deputetët demokrat Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi kërkuan në sallën e parlamentit thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në komisionin hetimor të shëndetësisë. Më tej ata kërkuan shtyrjen e afatit të këtij komisioni që përfundon sot, pasi 6 muaj nuk mjaftuan.
Mziu: U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan. Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit.
Çupi: duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision.