PD përmes deputetit të saj Genc Strazimiri kërkon shkarkimin e zëvendësdekanit dhe dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.
Sipas PD-së ata janë njerëz të PS-së, sa kohë që iu kërkojnë studentëve artikuj analitik për revistën “Politicus” të Fondacionit “Qemal Stafa”. Ky fondacion është drejtuar për një kohë të gjatë nga ish-ministri Saimir Tahiri.
“Edi Rama po kontrollon gjithçka në vend: krimin e organizuar me të cilin qeveris, sistemin bankar, nëpërmjet te cilit pastron paratë e pista të korrupsionit, sistemin e drejtësisë, i cili i siguron paprekshmëri
Dhe së fundmi, po shndërron universitetet në shkolla partie.
Mediat publikuan të enjten prova sesi Dekani Artan Hoxha, një ish hetues i diktatures, e ka shndërruar Fakultetin e Drejtësisë në zyrë reklamash e rekrutimi për Fondacionin POLITIK të Partisë Socialiste, “Qemal Stafa”, që, deri dje drejtohej nga Ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim për tarfik ndërkombëtar droge.
Në ëebsite-in e Fakultetit të Drejtësisë, për të cilin është përgjegjës Dekani i Fakultetit, është publikuar një thirrje për pedagogët dhe studentët që të shkruajnë në revistën POLITIKE të Fondacionit POLITIK “Qemal Stafa”, të partisë POLITIKE “Partia Socialiste”.
Kjo organizatë e Partisë Socialiste në Fakultetin e Drejtësisë, ështe gjithashtu zyrtarisht, edhe bërthama e “ekspertizës” për të gjitha paudhësitë që “Partia” ka draftuar e miratuar për të bërë të mundur rikthimin edhe “de jure” të “drejtësisë socialiste”.
Zëvendës dekani Erjon Muharremaj, i cili ka shpërndarë me email këtë ofertë të ‘partisë”, është edhe nje individët që supozohet të përzgjedhë “punonjësit e drejtësisë së re”, asaj “të paanshmes”, “të drejtës”, “të papërlyerës” me politikë.
Muharremaj, është i fundmi i një liste të përzgjedhur mes individësh që nuk plotësojnë kriteret bazë të vendosura nga ONM, në të cilën është klasifikuar i nivelit mesatar, pra “mediokër”.
Partia Demokratike do t’i kërkojë Parlamentit edhe zyrtarisht shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Erjon Muharremaj për përfshirje në aktivitet POLITIK për llogari të partisë së Edi Ramës, ashtu sikurse bën thirrje për shkarkimin edhe të shefit të tij, Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha”, u shpreh Srazimiri.
Muharremaj është po ashtu dhe anëtar i institucioneve të reja të Vetingut.
PRECEDENTI:
Referuar emaile-ve që kanë mbërritur në adresat e pedadogëve, Erjon Muharremaj, që është zgjedhur përmes shortit me gogla si anëtar i KLGJ-së, një prej institucioneve më të rëndësishme të reformës në Drejtësi, kërkon Ky fondacion funksionon si pjesë e strukturave të PS-së dhe vetëm pak ditë më parë u mblodh nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa për vite me rradhë ai është drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, që sot ndodhet nën hetim nga krimet e rënda si i dyshuar në përfshirjen apo favorizimin e Habilajve në trafikun e drogës.
Ja çfarë i përkohet pedagogëve përmes email-it
Revista politike “POLITICUS”
FONDACIONI “QEMAL STAFA”
THIRRJE PËR ARTIKUJ ANALITIK
“DREJT DREJTËSISË SOCIALE NË SHQIPËRI”
Fondacioni “Qemal Stafa” në kuadër të lancimit të Revistës Politike, “POLITICUS”, hap thirrjen për publikimin e artikujve analitik. Për të inkurajuar reflektimin politik, me anë të kësaj thirrje, mirëpresim kontributin tuaj nën temën “Drejt Drejtësisë Sociale Në Shqipëri”.
Drejtësia sociale është një term që rrjedh nga qëllimi për të patur marrëdhënie shoqërore të rregulluara nga ligji, por mbi të gjitha, “e drejta” të zbatohet nga Institucionet duke i vendosur individët në kushte të barabarta.
Drejtësia Sociale përfshin një gamë të gjërë temash, si për shembull:
- Trajtimi i të dënuarve në burgje;
Alternativat e Politikave Shtrënguese përkundrejt atyre Sociale;
- Drejtësia Penale Për të Miturit;
- Sfidat dhe Perspektivat e Drejtësisë Restauruese në Shqipëri;
- Ofrimi i ndihmës ligjore falas;
- diskriminimi ndaj minoriteteve;
- Koordinimi i dhunës në Familje etj.
Aktualisht një sërë hapash po merren nga Shteti Shqiptar për arritjen e këtij standarti prandaj ajo cfarë pritet nga kjo thirrje është kontributi që mund të ofrohet duke reflektuar mbi drejtimin dhe trajtimin që duhet ti bëhet Drejtësisë Sociale në politikë. Në mënyrë që shteti të hartojë politika sa më të drejta dhe eficente në funksion të këtij qëllimi, idetë dhe opinionet inovatore të akademikëve dhe ekspertëve të fushës duhen promovuar në të gjitha format e mundshme, si një ndihmë dhe vlerë e shtuar për ata që merren me politikbërjen.
Ne mirëpresim propozimet tuaja të cilat hulumtojnë aspekte të ndryshme të “Drejtësisë Sociale në Shqipëri”.
Aplikimet:
Artikujt Analitikë duhet të jenë 1500 deri në 3500 fjalë dhe duhet të dërgohen me email tek adresa fqs.paperproposals@ gmail.com përpara datës 20 Shkurt 2018 ora 23:30.
Të gjitha aplikimet do të kalojnë përmes procesit të shqyrtimit nga Bordi i Redaktimit Shkencor. Vetëm për artikujt të cilët do të aprovohen nga Bordi i Redaktimit, do të vijojnë për publikim.
Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në fqs.paperproposals@gmail. com.
Hulumtimi “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri” synon shkrime origjinale si kontribut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. (E.K/FAXWEB)
Discussion about this post