13:52 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD kujtohet me 1 vit vonesë, nxjerr videon e Artan Lames: Është shërbyes i partisë

13:24 | 15/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD kujtohet me 1 vit vonesë, nxjerr videon e Artan Lames: Është shërbyes i partisë

Partia Demokratike ka denoncuar sot konkurset në administratën shtetërore, që sipas tyre janë farsë dhe në fakt të gjitha vendet merren nga militantët.

Denoncimi u krye nga deputetja e PD-së Oriola Pampuri dhe shigjetonte kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen, si modelin e shërbyesit partiak.

Ajo që nuk sqaroi Pampuri, është fakti që përgjimi që u dëgjua sot nga qytetarët është publikuar më shumë se një vit më parë nga Fax News, dhe denonconte skandalin me zgjedhjet e 2017-tës.

Pampuri tha: “Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çfo qelizë të administratës shtetërore. 

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër. 

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale. 

Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Ju ftoj ta ndekim këtë pjesë, ku Artan Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet për konkurse, por në rolin e një partiaku që emëron militantët e sjellë nga partia. 

Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar. 

Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!”

VIDEO/ Skandali i audiopërgjimit, Artan Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhje, s’ka sindikata që ju mbron

 

Pas

‘Welcome to the club’, ish-kryeministri i bashkohet grupit, pranon se ka tymosur kanabis

Para

Çfarë tregon prezenca e gjakut në urinë? Bëhuni vigjilentë ndaj këtyre shenjave

Para
Çfarë tregon prezenca e gjakut në urinë? Bëhuni vigjilentë ndaj këtyre shenjave

Çfarë tregon prezenca e gjakut në urinë? Bëhuni vigjilentë ndaj këtyre shenjave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha u jep kurajo numëruesve/ Kreu i PD asnjë fjalë për humbjen

Përfundon numërimi në Fushë-Krujë, Partia Demokratike triumfon me 5097 vota

“Rezultati i zgjedhjeve është i qartë”/ Reagon Partia Socialiste: Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme

Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”

Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor

Numërohen 191/587 kuti në Fier, PS kryeson me 18 mijë vota më shumë. Ja sa të mbrojtur e ka mandatin e 12-të

PS drejt mandatit të katër, Rama nis punimet të Shtëpia e Europës

Mbyllet numërimi i votave në Delvinë, si paraqitet rezultati

Numërohen 242/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të merr, thellohet diferenca me PD

Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.