Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj thotë se PD votoi sot kundër ligjit të propozuar nga qeveria për portin e Durrësit.
Alibeaj rendit në postimin e tij në Facebook 5 argumentet kundër këtij ligji, që nga procedurat jo transparente të dhënies së 1 milion m2 të portit e deri te noteri i qeverisë me një rekord aferash korruptive.
Postimi i plotë:
Grupi parlamentar i PD-së votoi sot KUNDËR ligjit të propozuar nga qeveria për portin e Durrësit. Argumentat tona kundër këtij ligji janë:
1- Ky ligj dhuron pothuaj 1 milion m2 të portit të Durrësit, pasuri e shqiptarëve, pa asnjë garë apo procedurë transparente.
2- Ky ligj u kërkua të kalohet me shpejtësi rrufe në Kuvend, ndërkohë që negociatat dhe transparenca e vetme kanë qenë darkat e Ramës dhe qeveritarëve të tij në restorantin e Nusretit.
3- Ligji i sotëm i prezantuar në mënyrë aspak transparente dhe profesionale, vetëm me 5 nene, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve; fsheh marrëveshjen, kushtet, financimin dhe përfitimin.
4- Ky është një ligj ku parlamentit i kërkohet të jetë thjesht noter i verbër i një qeverie që ka një rekord aferash korruptive, si teatri, ligji tvsh-së, aeroporti i Vlorës, rruga Milot – Balldren, llotaria kombëtare, ligji i mediave, ligji per koncesionet dhe PPP etj.