Komisioni i Ligjeve ditën e sotme është zhvilluar me debate të shumta me opozitën e cila mbërriti fizikisht duke refuzuar diskutimet online.
Të pranishëm në sallën e Komisioneve të Ligjeve dhe pas disa minutash debat me kryetaren, Klotilda Bushati, e cila vendosi që të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët nuk pranuan të logoheshin online.
Në dalje nga Kryesia e Kuvendit, Oerd Bylykbashi tha se opozita është e vendosur për të ndjekur fizikisht të gjitha komisionet pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij “nuk do të lejojë Ramën që aferat korruptive t’i kthejë në ligj”.
“Mbledhja online është një mënyrë t’i mbyllur gojën qytetarëve. Ne do të zbatojmë Kushtetutën dhe komisionet të zhvillohen fizikisht. Mandatin që na ka dhënë populli ne duam të garantojë transparencë dhe nuk pranojmë që Komisionet të zhvillohen online, ne jemi këtu për të mos e lënë Edi Ramën që të kontrollojë shtetin me afera korruptive.
Ne do të marrim pjesë në komisionet e tjera, opozita do të qëndrojë kështu fizikisht. Ne nuk po bojkotojmë Komisionet, ishim prezent. Ne jemi prezent për të kundërshtuar këtë vendim dhe Edi Rama po i mohon opozitës që të marrë pjesë në komisione dhe të kundërshtojë aferat që ai përpiqet t’i kthejë në ligj”, tha Bylykbashi në dalje të Komisionit.
Opozita i shkon në sallë, Klotilda Bushati: Logohuni Online ndryshe nuk mund të vazhdojmë mbledhjen