Partia Demokratike ka miratuar mbajtjen e Primareve në datën 1 mars. Sipas udhëzimit të shpërndarë për mediat nga selia blu, drejtuesit politikë nuk do të marrin pjesë në garën e brendshme, por ata do të drejtojnë këtë proces në qarqe, për të siguruar votim të drejtë dhe pa ndikim.
Kandidatët për primare, si rregull vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qëndrore të Partisë Demokratike.