Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka dalë mesditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka bërë me dije se qeveria ka gati një taksë të re për qytetarët.
Bëhet fjalë për një vendim të nëntorit 2017, që mban emrin kryesor nga ministri Arben Ahmetaj ku thuhet se qeveria do vendos një taksë për vënien në punë të inceneratorëve.
Bizneset që do bëjnë djegien e plehrave do paguhen për 15 vjet nga shteti.
Taksa konsiston në një pagesë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do i paguajë kompanive private që do bëjnë djegien për energjinë që do prodhohet në fabrikat e mbetjeve.
Malltezi tha se ministri Arben Ahmetaj është pronari i vërtetë i inceneratorëve.
“ “Taksa” nuk është një term i shpikur nga Partia Demokratike për të akuzuar qeverinë, por është shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin e miratuar më 23 Nëntor nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me Kryetar njërin nga pronarët e vërtetë të 3 inceneratorëve, Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Kjo do të thotë se skema financohet me taksën që detyron OSHEE-në të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me çmimin që do të përcaktojë po Edi Rama dhe Arben Ahmetaj në Entin Rregullator të Energjisë.
Pra, nuk ndihmohet prodhimi i energjisë së pastër, energjisë diellore apo të erës, por ndihmohet nga shteti energjia e prodhuar nga fabrikat e plehrave të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës. “-tha Malltezi.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post