Partia Demokratike mblodhi një ditë më parë Kryesinë e re, nga ku edhe u vendos data 16 shkurt për mbajtjen e protestës së madhe kundë qeverisë, ndërkohë caktoi përgjegjësit në çdo qytet, për të organizuar protesta të njëpasnjëshme deri në atë të 16 shkurtit.
Burime nga Kryesia e PD bëjnë me dije se beteja nuk do të jetë vetëm nga rruga, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në komisionet parlamentare apo në seancat plenare.
Të njëjtat burime thonë se kryetarët dhe nënkryetarët e opozitës në komisionet parlamentare do të mbledhin nesër deputetët anëtarë të PD për të vendosur se cilën pjesë të axhendës parlamentare do të shfrytëzojë opozita për të nxjerrë në pah keqqeverisjen, alternativën e PD dhe ftesën e saj për t’iu bashkuar protestave.
Bas marrëdhënies së kushtëzuar me Kuvendin, si duket Opozita tashmë do të kthehet në një luftë frontale.
(B.B/ Faxweb.al)