Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar para seancës plenare. Mbledhja e PD-së u zhvillua me dyer të mbyllura.
Fax News raporton se sipas burimeve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se seanca plenare e rradhës nuk do jetë normale.
Sipas Bashës nuk mund të ketë mbyllje sysh para varfërisë që ka kapur vendin. Ai e ka cilësuar sjelljen e mazhorancës të paligjshme.
“Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Syri, veshi, shpirti dhe zemra e qytetarëve duhet të jemi ne. Asgjë nuk do të jetë normale në seancë.” –mësohet të jetë shprehur kreu i PD-së.
Vijon…
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post