Mesditën e kësaj të hëne do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Pritet që në mbledhjen e parë për këtë javë në selinë blu, të diskutohet mbi fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit dhe mbi procesin e hartimit të listave.
Kjo mbledhje do të mbahet një ditë pas caktimit të 6 ministrave teknikë dhe zv/kryeministres, votimi final i të cilëve do të bëhet në seancën parlamentare të parashikuar për t’u mbajtur në orën 18:00 të pasdites së sotme.
Një ditë më parë, Partia Demokratike bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve sipas rretheve, të cilët do të drejtojnë grupet e punës në kuadër të përzgjedhjes së listave për deputetë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post