21:58 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“PD mbron interesat e Bashës dhe Berishës”, Luçiano Boçi komenton deklaratat e Mark Markut: Nga pikëpamja njerëzore e kuptoj, politikisht ka gabuar

14:03 | 30/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“PD mbron interesat e Bashës dhe Berishës”, Luçiano Boçi komenton deklaratat e Mark Markut: Nga pikëpamja njerëzore e kuptoj, politikisht ka gabuar

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes një interviste të dhënë për studion e lajmeve të televizionit FaxNews, analizoi situatën brenda PD-së në këtë vigjilje të nisjes së legjislaturës së re parlamentare.

Boçi u shpreh se zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së nuk janë jashtë afateve statuore, por janë në kohën e duhur dhe më se të dobishme për të udhëhequr betejën opozitare.

Për sa i përket deklaratave të Mark Markut dhe heqjes dorë nga mandati i deputetit prej tij, Boçi u shpreh se nga pikëpamja njerëzore ai bie dakord me të, por nga pikëpamja politike është një vendim i gabuar.

Luçiano Boçi thekson se Marku është zgjedhur nën siglën e PD-së nga votat e qytetarëve dhe ka detyrim përfqësimin e tyre në parlament, qoftë edhe si opozitar i Bashës.

Gjithashtu ai kundërshton dhe deklaratat e deputetit Marku se PD është pronë e Bashës dhe Berishës, duke theksuar se PD është një aset publik, në pronësi të askujt.

“Nuk mendoj se zgjedhje në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike janë jashtë afatave statuore, pasi zgjedhja e kryetarit ndikoi dhe te zgjedhjet e tjera. Zgjedhje të tilla nuk ndikojnë në analizën e zgjedhjeve, por vetëm e shëndoshin atë.

Analizat politike kanë treguesit dhe indikatorët e tyre dhe nuk ndikojnë emrat e rinj që do të zgjidhen në bërjen e saj.

Është në gjykimin e zotit Marku dhe unë e shoh si një veprim njerëzor, brenda karakterit dhe personalitetit të zotit Marku, i cili gre zërin ndaj çdo padrejtësie që ai gjykon, kudoqoftë.

Është një oponent i lindur. Duke e parë nga pikëpamja njerëzore unë mund ta kuptoj, por nga pikëpamja politike nuk bie dakord.

Marku ishte përfaqësues i Partisë Demokratik dhe ka kërkuar vota me siglën dhe programin e Partisë Demokratike, ndaj ai duhet të përfaqësonte njerëzit që e besuan qoftë dhe si opozitar i zotit Basha në Kuvend. Është një akt që i jep koloritet Partisë Demokratike, ku evidentohen dhe zërat ndryshe të cilat nuk janë në të njëjtën linjë me vendimet e kryetarit.

Nga ana njerëzore unë e kuptoj se është një vendim personal, ndërsa nga ana politike nuk jam dakord.

Deklarata e zotit Marku se Partia Demokratike shërben për mbrojtjen e interesave të Bashës dhe Berishës,  përfshijnë këndvështrimet e tij që janë të ndryshme nga tezat e mia. Partia Demokratike është në kundërshtim me këtë tezë, pasi nuk është një parti që i përket dikujt. Nuk është pronë as e kryetarit aktual, i cili duhet ta menxhojë atë dhe ta sjellë në fitore

Politikisht akuzat e zotit Markut duhen refezuar, zoti Marku duhet të reflektojë me akuzat e tij qoftë duke i tërhequr, qoftë duke i argumentuar më tepër”, tha Boçi.(F.M/Faxweb.al)

Pas

U kërcënua në mënyrë të përsëritur, dorëzon padi në SPAK, Limoz Dizdari flet për Fax News: Duan ta kthejnë ‘Qendrën Rinore’ në Ksamil në një restorant të rëndomtë, kam 23 vite nën trysni…

Para

Ky vend ndaloi me ligj provimin me shkrim për nxënësit e klasave të para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës

Para
Ky vend ndaloi me ligj provimin me shkrim për nxënësit e klasave të para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës

Ky vend ndaloi me ligj provimin me shkrim për nxënësit e klasave të para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.