21:19 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“PD na diskriminoi, largohu”, POR Adriatik Alimadhi i “Ballit” nuk tërhiqet nga lista e Vlorës

15:52 | 29/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“PD na diskriminoi, largohu”, POR Adriatik Alimadhi i “Ballit” nuk tërhiqet nga lista e Vlorës

Kandidati i gjashtë i PD-së për Vlorë, Adriatik Alimadhi, nuk do të tërhiqet nga lista e kandidatëve për deputetë për këtë qark. Burime për “Shuplaka” shprehen se kandidati i gjashtë në rradhët e demokratëve për Vlorën, do të vazhdojë të jetë pjesë e listave.

Ky është vendimi i Alimadhit pavarësisht kërkesës së degës së partisë “Balli Kombëtar” që i kërkoi drejtuesit të saj të tërhiqej nga gara për deputet për shkak se renditja e tij si i gjashti në listë nuk është korrekte dhe shfaq diskriminim.

Sa i përket listës së kandidatëve demokratë për Vlorën, “Shuplaka” bëri me dije ditën e sotme se Arben Ristani është emri që po lakohet për një tërheqje nga lista.

Deklarata e plotë e partisë Balli Kombëtar:

Drejtuar: Kryetarit te Partise Balli Kombetar Z. Adriatik Alimadhi.

I nderuar kryetar, duke respektuar kontributin tuaj, qendrueshmerine tuaj dinjitoze ne perputhje te plote me programin dhe statutin e partise ne si Partia e Ballit Kombetar dega Vlore kemi vleresuar dhe ne menyre te ndershme dhe dinjitoze ju kerkojme te terhiqni kanditaturen tuaj per deputet ne qarkun e Vlores me renditjen i gjashti ne kete liste, jo korrekte nga partia demokratike dhe kryetarit te saj z. Basha.

Kryesia jone duke analizuar dhe pare listen e kandidateve per deputet ne qarkun Vlore nuk mund te pranoje renditjen e saj pas PBDNJ-se dhe z. Tahiri.

Duke ju referuar rezultateve ne qarkun e Vlores partia Republikane e Mediut ka 1100 vota ne vitin 2013 ndersa ne kemi 3400 vota me gjithe vjedhjen e votave qe na i bene komisioneret dhe numeruesit e partise demokrarike sa na vodhen edhe mandatin e deputetit ne vitin 2013.

Jemi te pavleresuar nga z. Basha dhe nuk lejojme askend te na marre neperkembe dinjitetin tone aq me keq te Partise Balli Kombetar qe e kemi lare me gjak te paster nacionalistesh.

Ndihemi te diskriminuar prej tij dhe partise demokratike. Besnikeria dhe fisnikeria, kontributi yne nuk u vleresua historikisht per keto 27 vite fale kjo edhe frrymes se bashkpunimit qe ne kemi dhene pa hile ne te mire te shqiperise dhe shqiptareve.

Ju kujtojme se partia e Ballit Kombetar eshte vlere kombetare dhe kurresesi ajo nuk mund te neperkembet.

Kerkojme identitetin tone para Shqiperise dhe shqiptareve, nuk perlyhemi dhe as shitemi.

Do ishte ne nderin e Ballit Komebtar z. Alimadhi qe te terhiqni emrin nga lista e turpit te z. Basha.

Me respekt

Dega e partise Balli Kombetar Vlore

Ne emrin e kryesise

Kryetar

Ridvan Mersinaj

Presim reflektimin dhe qendrimin tuaj!”

Etiketa: Adriatik Alimadhilistat e deputeteveterheqjevlore
Pas

Tahiri prezanton gruan e parë shofere në Shqipëri dhe një deklaratë thumbuese për kundërshtarët politikë

Para

Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

Para
Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.