Kryeministri Rama nga Llogaraja ka nisur mëngjesin me një takim me gazetarët. I pyetur nga ata në lidhje me opozitën e ardhshme Rama u shpreh se PD-ja është opozita reale e vendit, ndërsa LSI-ja duket më shumë si një opozitë e dalë nga halli.
Sipas Ramës LSI dhe PD janë më të afërta në qendrime programore mes tyre dhe vetëm prej gabimeve strategjike të bëra nga drejtuesit e LSI-së pati një prishje të marrëdhënieve mes tyre.
Do bëjmë çdo përpjekje që të merremi vesh me opozitën, e sidomos kur është fjala për emra. Unë dua që të merrem vesh me opozitën, për mua PD është partia kryesore opozitare, dhe në kuptimin e plotë të alternativave nga pikëpamja e programit, Partia tjetër është një opozitë nga halli.
Nuk zgjodhi që të ishte në opozitë prej ideve apo pikëpamjeve, doli në opozitë për shkak të gabimeve trashanike në strategji, por është më afër nesh nga pikëpamja ideore”, u shpreh Rama.
Po ashtu Rama vijoi më tej duke thënë se ai ka vullnetin që me opozitën të bashkëpunojë në lidhje me çështje që janë me mjaft rëndësi për vendin.
(E.K/SHUPLAKA)