19:38 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PD në malësitë e varfëra të Përrenjasit: Qeveria ka vetëm fjalë, njerëzit në mjerim

10:41 | 13/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD në malësitë e varfëra të Përrenjasit: Qeveria ka vetëm fjalë, njerëzit në mjerim

Partia Demokratike ka vizituar banorët e malësive në Prrenjas, kryesisht ata të njësisë Stravaj, të cilët thuhet se kanë pësuar një goditje të rëndë nga moti i acartë i ditëve të ftohta në Shqipëri.

Sekretari i PD-së, Ervin Salianji së bashku me deputetë të kësaj partie, shfaqën mbështetjen ndaj banorëve që vijojnë të përballen me motin e acartë. Lidhur me këtë situatë, opozita akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës në fshatrat e Librazhdit, si në të gjithë Shqipërinë.

“Jemi në mbështetje të banorëve të zonave të bllokuara dhe me probleme për shkak të motit të acartë të këtyre ditëve. Ndryshe nga herët e tjera ku këto zona mbulohen edhe më shumë me borë, keqmanaxhimi i qeverisë ka bërë që fshatrat e Librazhit, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, të jenë të bllokuara për shkak të mosshpalljes së situatës së emergjencës, apo të një emergjence artificiale të krijuar nga qeveria në ekrane në Tiranë. Këtu njëherë në katër ditë ka mjek dhe një nga banorët tha se duhet të sëmuresh me grafik në këto fshatra. Ka dështuar edhe sistemi dhe rrjeti elektrik në Shqipëri. Në fshatra elektriçistët profesionistë që kanë mbetur pa punë dhe nuk punojnë për OSHEE-në, kanë bërë të mundur lidhjen me energji elektrike. OSHEE vetëm ka rritur çmimin e energjisë, ka rritur kostot për qytetarët dhe u ka marrë me kërbaç qindarkat e fundit. Nuk ka investuar për rrjet por i ka kaluar investimet për fasada. Kjo është situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, një situatë e kapitullimti të shtetit dhe qeverisë, të propagandës dhe fjalëve boshe në televizione dhe të mbetjes në varfëri të madhe për qytetarët shqiptarët”, u shpreh Salianji.

Banorët u ankuan ndër të tjera për mungesën e vendeve të punës, mungesën e shërbimit mjekësor.

“Jam banor i kësaj zone dhe kam studiuar në universitet. Nuk po arrij të gjej një vend pune. Kudo që drejtohem më kërkojnë teserën e partisë, apo drejtori që të kërkon lekë”, shprehet një i ri i papunë.

“Mjeku na vjen nje herë në disa ditë. Nuk mund të sëmuresh sot, por ditën që vjen mjeku”, është shprehur një kryefamiljar, përcjell PD. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ankesaervin salianjiPDPrrenjas
Pas

Shqiptari në Itali pas dënimit se rrahu gruan, “zhdëp në dru” nënën, burgoset 35-vjeçari

Para

Qytetari i kërkon të verifikojë situatën alarmante tek Kardiologjia, Rama mendjen tek fushata: S’ bëhen dot në 3 vite

Para
Qytetari i kërkon të verifikojë situatën alarmante tek Kardiologjia, Rama mendjen tek fushata: S’ bëhen dot në 3 vite

Qytetari i kërkon të verifikojë situatën alarmante tek Kardiologjia, Rama mendjen tek fushata: S’ bëhen dot në 3 vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.