21:59 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”PD në momente të vështira”, Kreshnik Çollaku në ”Fax News”: Ç’duhet të bëjë PD nëse Rama zgjedh i vetëm kryeprokurorin

08:03 | 12/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”PD në momente të vështira”, Kreshnik Çollaku në ”Fax News”: Ç’duhet të bëjë PD nëse Rama zgjedh i vetëm kryeprokurorin

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me ringritjen e PD-së.

Në diskutimin me Rezear Xhaxhiun, Çollaku u shpreh se PD-ja është duke kaluar një nga situatat më të vështira në këto vitet e fundit, por që do të gjejë forëcën që të ringrihet.

“Unë besoj se po e bën, PD ka një objektiv të qartë, cili është problemi më i madh sot?! Është krimi i organizuar dhe për këtë po akuzon fort çdo ditë. Asnjë akuzë të PD-së provat sot e kanë vërtetuar. Protestat nuk bëhen nga ana e opozitës, po bëhen nga ana e qytetarëve.

Unë bëj pjesë te ata njerëz që besojnë se nëse opozita del në shesh qeveria duhet të dal nga zyra. Ka dy probleme që Basha ashtu si çdo lider tjetër ka një problem pasi vjen pas Sali Berishës. Basha po përballet me një fenomen që as vetë Sali Berisha nuk është përballur, siç është krimi i organizuar në mes të shtetit, që shkon deri aty sa financon terrorizmin.

PD është në një nga momentet e saj më të vështira. Unë kam qenë kritikë me Bashën  edhe në mënyrë publike, por ama të gjithë ne kemi fajet tona për atë që po ndodh me PD-në. Çka ndodhi është një leksion i madh për të gjithë. Aty ka njerëz ëqë kërkojnë sot të drejtën e fjalës ndërkohë qëë kur ishin vetë nën drejtim sulmonin çdo mendim ndryshe”, u shpreh Çollaku.

Më tej duke folur për Rebublikën e Re, Çollaku u shpreh se ajo ishte një projekt i bukur por që u keqpërdor nga disa njerëz Brenda PD-së.

“Unë në këto dy muajt e fundit kam pasur takime të shumta sidomos në zonën e Shkodrës. Në një takim që kam pasur në Shkodër një zonjë shumë e nderuar më tha që atje kishin shkuar dhe kishin ikur shumë si unë. E vetmja gjë që më kërkoi ishte që të sillja mesazhin e tyre në Tiranë.

Republika e re ishte një projekt shumë i bukur, po që nuk përmendet më për shkak të atyre që e përdorën si një kod për t’u rritur në karrierën e tyre profesionale. Në rast se zgjidhet kryeprokurori kështu atëherë është një grusht shteti dhe unë do ja propozoja që të gjithë strukturave të PD-së që të grisin mandatet e tyre.”, përfundoi Çollaku.

(E.K/Faxweb) 

Etiketa: kreshnik collaku
Pas

SHTYPI I DITËS. 12/12/2017

Para

Zaev sot në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

Para
Zaev sot në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

Zaev sot në Kosovë, vizita e parë zyrtare e një kryeministri maqedonas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.