09:22 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

PD nesër bojkot të pjeshëm Kuvendit, ja ligji që do braktisë

20:26 | 02/11/2016
në Te Fundit
0

Demokratët kanë vendosur të bojkotojnë pjesërisht seancën e nesërme parlamentare ku pritet të votohet ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Burime brenda grupit parlamentar të PD-së, konfirmojnë për BalkanWeb se është lënë në fuqi vendimi i fundit që mos të miratojë ligjet e qeverisë përfshi edhe ligjin e fundit që përmbyll paketën e reformës në Drejtësi.

Projektligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e reformës në drjetësi, me 198 nene, por sipas Partisë Demokratike ai është ligji me më shumë shkelje kushtetuese sesa çdo draft që është hartuar deri tani.

Nënkryetari i komisionit të posacëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi është shprehur se me ligjin e paraqitur ka një deformim flagrant të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit. Sipas demokratëve, projektligji eliminon kriterin kushtetues të konkurimit të hapur të një profesioni të caktuar, duke risjellë amendamentin e dikurshëm, sipas të cilit Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo një mbledhje pedagogësh kanë të drejtën e propozimit të kandidaturave. Për Partinë Demokratike, kjo është e papranueshme.

Me këtë fjali opozita përshkruan edhe heqjen e së drejtës së presidentit për të organizuar shortin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të paktën 4 çështje të tjera që lidhen me të 4 insitucionet e reja të drejtësisë, objekt i ligjit në diksutim.

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”, është përfshirë në rendin e ditës në seancën e nesërme të Parlamentit. Ky ligj kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Drafti i këtij projektligji është pjesë e paketës prej 7 ligjesh të Reformës në Drejtësi, ishte i vetmi që nuk u votua në seancën e 6 tetorit, bashkë me pesë ligjet e tjera, që do ta bëjnë të zbatueshme paketën kushtetuese të miratuar me konsensus ne seancën e 22 korrikut.

 

Pas

Debati që ngjizi Libran

Para

Shqetësimi për kanabisin, konfirmohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Para

Shqetësimi për kanabisin, konfirmohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

 



Të Fundit

Pas arrestimeve në doganën greke, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Zjarret pyjore në Turqi morën dy jetë, pretendohet për zjarrvënie të qëllimshme

Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

Mediat: Hamasi pranon propozimin e armëpushimit me Izraelin

Vala e të nxehtit përvëlues godet Italinë! 3 viktima, temperatura deri në 41°C dhe alarm i kuq në 20 qytete

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.