08:28 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD nuk ndal akuzat për koncesionet në shëndetësi: Rama dha 385 milionë euro, shqiptarët dynden në QSUT

11:50 | 16/08/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD nuk ndal akuzat për koncesionet në shëndetësi: Rama dha 385 milionë euro, shqiptarët dynden në QSUT

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot lidhur me gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë, që sipas tyre është shtrenjtuar për shqiptarët.

Sipas tyre Rama dha 385 milionë euro koncensione, ndërsa shqiptarët dynden në QSUT, pasi në rrethe s’ka mjekë dhe kushte shërbim.

Deklarata e deputetes së PD, Lindita Metaliaj:

Në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës shumë gjëra kanë shkuar keq e më keq. 

Taksat janë rritur

Varfëria është rritur

Papunësia është rritur

Korrupsioni është rritur

Por më keq nga të gjithë sektorët është shëndetësia! 

Shqiptarët që, sipas premtimit mashtrues të Edi Ramës duhet të kishin shëndetësinë falas, pas 5 vitesh kanë nje sistem më të keq shëndëtësor dhe paguajnë shumë më shtrenjtë për jetën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përkufizuar me 1 fjali përkeqësimin e sistemit shëndetësor në 4 drejtime kryesore.  Po citoj: 

“Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor, ka krijuar rritjen e kostove dhe përqendrimin e pacienteve në qendrën më të madhe universitare, QSUT.”-thuhet në konkluzionin e KLSH-së. 

Së pari: Mungesa e specialiteteve, pra e mjekeve specialistë në spitalet e vendit tregon dështimin total të qeverisë me shëndetësinë. Për shkak të mungesave skandaloze të pajisjeve në spitale, mjekët ose nuk pranojnë të shkojnë ne rrethe ose largohen në emigrim.

Së dyti: Mungesa e performancës në shërbimin parësor, pra në qendrat shëndetësore është treguesi më i qartë sesi sistemi është lënë në mëshirë të fatit, pa investime, me infrastrukturë të rrënuar, pa pajisje, pa ilaçet më elementare. Sistemi është vënë në shërbim të koncesioneve korruptive, veçanërisht të check up-it, pasi puna e mjekut dhe infermierit matet jo si i shërben qytetarit, por me sa analiza check up bën në muaj. 

Së treti: Përqëndrimi i pacientëve në QSUT është treguesi sesi situata në spitalet e rretheve është përkeqësuar për shkak të braktisjes nga qeveria dhe centralizimit të shërbimit në një spital të vetëm, ku Ministrja kontrollon tenderat qindra milionësh. 

Së fundi, por jo për nga rëndësia: raporti i KLSH provon atë që vuan sot çdo shqiptar i zakonshëm: shtrenjtimin e një shërbimi më të keq shëndetësor. Dhënia me konçesion e shëndetit të shqiptarëve nga Edi Rama është arsyeja kryesore e përkeqësimit të përditshëm te shëndetësisë. 

Janë te paktën 385 milionë euro që paguhen nga taksat tona për 4 konçesione më shëndetësi. 

120 mln euro për Check up

100 mln euro për laboratorët

92 mln euro për sterilizimim e pajisjeve mjekësore

73 milionë për hemodializën

Asnjë nga këto konçesione nuk ka përmiresuar shërbimin në rrethe. Spitalet Rajonale nuk funksionojnë dhe i gjithe sistemi shëndetësor është në kolaps.

Në spitalin rajonal të Lezhës, zonë të cilën përfaqësoj në Parlament, përveç ilaçeve dhe pajisjeve, mungojnë: 

1 – mjeku anatomo- patholog

2 – mjeku hematolog 

3 – mjeku ortoped-traumatolog

4 – mjeku anestesist

5 – mjeku neurollog e psikiate

6 – mungojnë kirurgët. 

Pasojat bien direkt mbi qytetarët, që duhet të paguajnë me shtrenjtë atë që mungon në spitalet rajonale. 

Shëndetësia sot është më keq, sepse Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja kanë zgjedhur të japin qindra milionë miliona euro për konçesione dhe tendera korruptivë, në vend që të investojnë për t’u siguruar shqiptarëve shërbim shëndetësor me standarde.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë çdo koncesion korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

 

Pas

Ushqimet që parandalojnë gërhitjen, në rast se bezdiseni nga partneri juaj…

Para

Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA: Lërini dokumentet në shtëpi, ja ku bazohemi për vizat (FOTO)

Para
Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA: Lërini dokumentet në shtëpi, ja ku bazohemi për vizat (FOTO)

Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA: Lërini dokumentet në shtëpi, ja ku bazohemi për vizat (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

Aksident në aksin Palasë- Dhërmi/ Automjeti u përplas me bordurën anësore, ndërron jetë 9-vjeçari, arrestohet shoferi. Ishte i dehur në timon

‘Alarm shëndetësor’ në Itali, shënohen dy vdekje – mes të paktën 32 rasteve të virusit të Nilit Perëndimor

Arabia Saudite njofton investime me vlerë 6.4 miliardë dollarë në Siri

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.