11:15 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD nxjerr dokumentet: Edmond Begos iu dha 100 milionë lekë tender në OST, pa ekspertizën e nevojshme

13:55 | 22/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD nxjerr dokumentet: Edmond Begos iu dha 100 milionë lekë tender në OST, pa ekspertizën e nevojshme

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia blu ka publikuar provën se si Buxheti i Shtetit është vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

Në fjalën e tij Spaho ka deklaruar se biznesmeni  Edmond Bego, i arrestuar pak ditë më parë në Igumenicë dhe i liruar sot nga autoritetet greke, është ish-anëtar i bandës së Aldo Bares dhe mik i deputetit socialist Taulant Balla.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania Inerte Express, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017”, deklaroi Spaho.

Deklarata e plotë:

“Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të lart.

Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, I cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.

Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë?

Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t’i ndarë me trafikantin e drogës.”

(E.V/Faxweb.al)

 

Pas

”Ai ka qenë prind për shumë jetimë”, imami Kalaja i del krah mikut të Aldo Bares: Frekuentonte…

Para

Facebook dhe Twitter, bllokojnë llogaritë e lidhura me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Para

Facebook dhe Twitter, bllokojnë llogaritë e lidhura me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.