04:56 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD nxjerr shifrat, sa qytetarë u nisën nga rrethet për protestën e opozitës

18:09 | 25/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia informacion zyrtar, zbulohet numri i të proceduarve dhe të arrestuarve nga protesta e opozitës

Kur na ndan një orë nga nisja e protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, burime nga PD bëjnë me dije se drejt kryeqytetit janë nisur nga rrethet 60 mijë qytetarë. Selia blu pretendon se pavarësisht presioneve të bëra mbi qytetarët, protesta do të ketë një pjesëmarrje masive.

Shifrat e nxjerra nga PD:

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë

Qarku Lezhe – 7300 qytetarë

Qarku Kukës – 3800 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 5600 qytetarë

Qarku Vlorë – 5000 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë

Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të marshohet në disa institucione të rëndësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: pd nxjerr shifratprotesta 25 majprotesta e opzites 25 maj
Pas

Njihuni me Alketa Selimajn, shqiptaren që kandidon për zgjedhjet europiane në Belgjikë

Para

Pak ditë nga vdekja, 22-vjeçarja fiton betejën me anoreksinë (Foto)

Para
Pak ditë nga vdekja, 22-vjeçarja fiton betejën me anoreksinë (Foto)

Pak ditë nga vdekja, 22-vjeçarja fiton betejën me anoreksinë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.