Për kryeministri Rama dhe dy ministre te Arsimit dhe Shendetesise, Nikolla e Manastirliu janë depozituar sot padinë penale në prokurori nga deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi e Bardh Spahia për skandalin e mbledhjes se të dhënave personale nga qeveria
“Në kallëzimin penal kemi kërkuar jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit politik për arsye elektorale, për aktivitet zgjedhore dhe politike, por kemi kërkuar edhe pezullimin nga funksioni të të gjithë funksionarëve të sipërpërmendur, kryeministrit dhe dy ministrave se mund të prishin provat e hetimit”, tha Vokshi ne deklaraten per mediat jashte organit te akuzes, e cila theksoi se mbledhja e te dhenave eshte bere vetem per arsye zgjedhore.
Sipas deputetes demokrate, nga informacionet qe ka PD, nje dite me pare, ministrja e Shendetesise ka telefonuar te gjitha qendrat shendetesore dhe ka kerkuar te dhenat e personelit.
“Kemi marrë shumë denoncime nga prindër të cilëve u është kërkuar që të depozitojnë të gjitha të dhënat personale, të cilat ato ruhen me ligj sepse janë konfindenciale. Të dhënat e kërkuara që nga numri i kartës, e çdo gjë tjetër, si emër, mbiemër, numër telefoni etj, janë të dhëna që ruhen me ligj dhe nuk mund të merren e të përdoren. Po shkelet neni 35 i Kushtetutës dhe ligji për mbrotjen e të dhënave personale. Falë presionit tonë kanë hequr dorë nga numri i kartës së identitetit.
Por PD do të depozitojë nga nesër padi penale për këtë që po ndodh me këto të dhënave. Kush e shpjegon se pse këto të dhëna duhet të shkojnë në kabinetin e kryeministrit? Kjo ka vetëm qëllimin për arsye zgjedhore.
Pra Kryeministri ka vendosur të ngrejë një bazë për zgjedhësit që ti përdorë ato për qëllime elektorale. Padia jonë do nisë me kryeministrin Rama si dhe me dy ministrat por edhe për çdo drejtues institucioni që guxon të administrojë të dhëna personale”, tha Vokshi. (B.H/Faxweb)