16:31 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PD për Planin Urbanistik të Tiranës: Klientelist dhe kundër qytetarëve!

19:54 | 14/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
PD për Planin Urbanistik të Tiranës: Klientelist dhe kundër qytetarëve!

Këshilltarë të djathtë të Bashkisë së Tiranës, drejtues të departamenteve të Partisë Demokratike, profesorë, intelektualë, ekspertë dhe qytetarë të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar rreth planit të ri urbanistik të qytetit.

Plani rregullues i Tiranës i miratuar me votat e shumicës së Këshillit Bashkiak, konsiderohet nga opozita si antikushtetues dhe cënues për cilësinë e jetës së qytetarëve. 

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak, Burhan Sakiqi i cili ushtron profesionin e inxhinierit të ndërtimit, tha se qarkullimi i automjeteve në shesh ka mbetur ende një problem i pazgjidhur për qytetarët.

“Një shtet që është shtet nuk shkel planin rregullues të tij sidomos sistemi rrugor. Unazë të vogël nuk kemi. Unazë të dytë mesatare, ajo që vjen nga Rruga Bardhyl deri tek Ura e Tabakëve dhe kalon përbri Ambasadës Amerikane. Aty është ngritur një ndërtesë tetë katëshe. Pra është shkelur në mënyrë flagrante plani rregullues i Tiranës. Tirana ka sistem unazor, dhe nuk e kuptoj se si prishen unazat. I pyes studentët e arkitekturës se a të pëlqen ky bllok betoni, ky ndërtim në formë piramide, a të pëlqen që u prish kafe Gjirokastra? A të pëlqen që po bëhet ky parking këtu mes qytetit? Unë nuk kam parë në një vend të botës që të ketë parkim në mes të qytetit, parkimet bëhen jashtë qytetit që të mos prishë mjedisin. Thonë se kam shumë të drejtë”, tha Sakiqi.

Sakaq, përfaqësuesi i Unionit të Arkitektëve dhe Urbanistëve Ledian Bregasi, tha se idea e pesë unazave thellon problemin e trafikut.

“Idea e pesë unazave thellon edhe më shumë problemin e trafikut që ndodh në Tiranë. Idea e pesë unazave ishte në planin e viteve ’39, ’43 dhe në planin e vitit 1989. Plane që në atë kohë makina ligjërisht ishte e pamundur. Me të njëjtin koncept nuk mund të vazhdohet edhe tani. Nuk parashikohet asnjë skemë alternative për të shmangur trafikun. Parku i Liqenit është kthyer në simbol të të gjithë betejës së zhvillimit të paqëndrueshëm”, tha Bregasi.

Sipas të djathtëve të Këshillit bashkiak, plani urbanistik është hartuar dhe miratuar sipas tyre në mungesë të plotë transparence natën e ndërrimit të viteve, kur qytetarët nuk kishin asnjë mundësi të informoheshin. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: PDplani urbanistiktirane
Pas

Ndalimi i trenit serb, Vuçiç: Kishte udhëtarë e jo tanke, Kosova donte arrestimin e udhëtarëve e makinistit

Para

Po kalonin kufirin  gjerman me dokumente false, ndalohen katër shqiptarët

Para
Po kalonin kufirin  gjerman me dokumente false, ndalohen katër shqiptarët

Po kalonin kufirin  gjerman me dokumente false, ndalohen katër shqiptarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.