22:13 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PD përgatitet për protesta të gjata pavarësisht shkarkimit të Tahirit, ndryshime të reja në çadër

21:58 | 11/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Nuk do ketë pension nën 25.000 lekë në mandatin e parë të qeverisë së parë të Republikës së re

Pavarësisht lajmit për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, opozita nuk do të ndalet me protestat.

Përkundrazi, opozitarët po pregatiten për protesta të gjata, pasi ndërkohë që deri tani mbanin ngrohëse me gaz në çadër, i kanë zëvendësuar ato me kondicionerë, si parapërgatitje për ndryshimet klimaterike gjatë muajit mars, që njëherë ka ditë jashtëzakonisht të nxehta, e njëherë jashtëzakonisht të ftohta.

Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili gjatë fjalimit të sotëm në çadër komentoi lajmin për shkarkimin e ministrit, paralajmëroi se protesta nuk do të ndalet derisa të arrihet qeveria teknike.

“Çfarëdo thashethemesh e prapaskenash të kurdisin, mesazhi ynë është një dhe i pandryshuar. Qëndresa jonë është vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike, lajmi se ka shkarkuar Tahirin është në radhë të parë një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, për t’i hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar, për t’i hedhur hi syve protestuesve që janë këtu ditë e natë për 22 ditë me radhë.

Një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar drejtësisë, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar se ai nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për bindjen se qenia e vet e Edi Ramës përbën kërcënimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për vetë lidhjen me kriminelët që i liroi nga burgjet pikërisht për pushtetin e tij. Kjo protestë nuk bëhet për pushtetin e opozitës, apo të Lulzim Bashës, do të mbarojë vetëm kur t’i garantojë çdo qytari votën e lirë.

Duke refuzuar truket dhe fasadat për t’i shpëtuar përgjegjësisë nuk mund të mos ju uroj secilit prej jush, ju uroj sepse sido që ta sjellin e përcjellin lajmin, fakti është se më shumë se tre vite opozita e ka kërkuar dorëheqjen e Tahirit por Rama nuk është përgjigjur, prej më shumë se dy vitesh bashkëpunëtori i tij në koalicion ia ka kërkuar por ai i hoqi ministrin e drejtësisë, partnerët tanë strategjik ia kanë kërkuar dhe ky është tallur, eh pra nëse lajmi është i vërtetë kjo fitore është vetëm e juaja. Forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore. Sot nuk është koha as për eufori dhe për festë, por  për qëndresë se beteja që kemi përpara mund të fitohet vetëm përmes kurajos dhe sakrificës.”, tha sot Basha. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: lulzim bashasaimir tahiri
Pas

Qarqet apo ministritë? Ministrat politikë, që nëse ikin e bëjnë kabinetin “teknik”

Para

Aleati “tradhëton” Ramën, zbulon arsyen e shkarkimit të Tahirit: Për t’i dhënë opozitës një karrotë

Para
Aleati “tradhëton” Ramën, zbulon arsyen e shkarkimit të Tahirit: Për t’i dhënë opozitës një karrotë

Aleati “tradhëton” Ramën, zbulon arsyen e shkarkimit të Tahirit: Për t’i dhënë opozitës një karrotë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.