Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin për hapjen e negociatave.
ambasadorja Vlahutin tha se Komisioni Evropian do të jetë gati të bëjë hapat e tjerë për të çelur negociatat pasi të nisë zbatimi i Vettingu-t.
Por Vlahutin tha gjithashtu se çelja e negociatave varet nga vendosmëria për sundimin e ligjit, si dhe lufta kundër drogës.
Këtë deklaratë e ka përshëndetur Partia Demokratike duke deklaruar se lufta ndaj drogës është një kusht me rëndësi për integrimin e vendit, shqetësimin të cilin ata e kanë shprehur për tre vite rresht.
“Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi”, thuhet në deklaratën e PD.
DEKLARATA E PLOTE:
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit. (B.H/Shuplaka)