03:03 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD plas skandalin: Mjekët kishin shenja të shumta në fytyrë, ja çfarë zbuluam për maskat që u janë dhënë nga MSH

13:14 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD plas skandalin: Mjekët kishin shenja të shumta në fytyrë, ja çfarë zbuluam për maskat që u janë dhënë nga MSH

Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal të rëndë, ku mjekëve u janë dhënë maska që kanë skaduar që prej vitit 2011.

Ishte sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin, të cilët bërën publike këtë akuzë të rëndë, dhe kërkuan nisjen e hetimeve të menjëhershme nga ana e prokurorisë.

Sipas demokratëve, ata kishin marrë vazhdimisht ankesa nga ana e mjekëve se maskat u jepnin irritime në fytyrë dhe vështirësi në frymëmarrje, dhe më pas u zbulua se kutive iu ishte mbuluar data e skadencës.

“Nuk donim të besonim që ajo që na thanë ishte e vërtetë, por sot jemi përballur me një të vërtetë tronditëse. Nëse e heq pullën, që i është vendosur këtyre maskave sheh se data e skandencës është ajo e vitit 2011. Ne kërkojmë që të nisin menjëherë hetimet për këtë çështje”, u shpreh Bardhi mes të tjerave.

Sipas PD Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në të gjitha spitalet e vendit 1 milionë e 200 mijë kuti të tilla me maska, dhe për këtë duhet të nisin menjëherë hetimet.

“Kjo tregon që ministria e shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale. Nuk janë mjete mbrojtëse, por mbetje mjekësore që duhet ‘i ishin nënshtruar procedurës së asgjesimit. Mjekët janë sot të rrezikuar, jo vetëm për shkak se kanë qenë të pambrojtur, por edhe për shkak se këto janë mbetje spitalore”, tha më tej Bardhi.

Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitiv me koronavirus, nga të cilët 8 kanë lidhje familjare dhe kontakte mes tyre, ndërkohë që dy të tjera janë raste të veçuara, një 31 vjeçar që ka ardhur nga Milano, dhe një rast në spitalin e Durrësit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: koronavirusmaska te skaduarapd plas skandalin
Pas

Italia zonë e kuqe, Ambasada Shqiptare pezullon shërbimet, si do veprohet për raste urgjente

Para

Pezullohet veprimtaria e gjykatave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit

Para
Gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi publikon emrat

Pezullohet veprimtaria e gjykatave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.