05:33 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD: Po betonizohet hyrja e parkut të Liqenit, ja dokumentet

11:51 | 21/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: Po betonizohet hyrja e parkut të Liqenit, ja dokumentet

Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar bashkinë e Tiranës dhe qeverinë se po betonizojnë hyrjen e parkut të liqenit.

Malltezi u shpreh se plani rregullues i bashkisë mbahet i fshehtë dhe se hyrja e parkut të liqenit po kthehet ne beton masiv.

Pwrmes njw deklarate nga selia e PD ai tha se Bashkia e Tiranës ka ndryshuar planin e vitit 2012 që ndalonte ndërtime në çdo park dhe lulishte të qytetit. Sipas tij me planin e ndryshuar, hyrja e parkut të liqenit kthehet nw beton masiv.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit. Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.  Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës.

Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës.

Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit.

Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë website zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (websitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur.

Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit.

Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij!

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!

 

 

Etiketa: Jamarbwr Malltezi
Pas

Skandali me financimet e mediave nga Greqia, reagon NOA.al

Para

Rusia nuk e pranon emrin e ndryshuar të Maqedonisë

Para
Rusia nuk e pranon emrin e ndryshuar të Maqedonisë

Rusia nuk e pranon emrin e ndryshuar të Maqedonisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.