18:44 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD: Po tentohet kapja nga mazhoranca e Gjykatës Kushtetuese

13:32 | 04/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: Po tentohet kapja nga mazhoranca e Gjykatës Kushtetuese

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike Franci Nuri ka dënuar atë që e cilëson si “tentativën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca me ndihmën e Presidentit Bajram Begaj”.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Nuri duke ju referuar kërkesës zyrtare të presidentit në Gjykatën Kushtetuese me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha se “ajo që vihet re është se në kërkesën e tij, ndonëse tenton të fshihet pas parimeve të luajalitetit kushtetues, Begaj nuk arrin dot të fshehë qëllimin e vërtetë të shkresës që mban firmën e tij, e cila, qartazi kërkon të riaktivizojë tentativat e mazhorancës për kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese”.

“Duke kërkuar interpretim për kohëzgjatjen e mandatit të Sonila Bejtjes, një nga gjyqtaret e pakta që ka patur kurajon t’i kundërvihet vendimeve apo ligjeve të padrejta të kësaj qeverie, ndërkohë që Bajram Begaj nuk e kishte aspak të nevojshme ta hidhte këtë hap pikërisht në këtë moment, Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me mazhorancën dhe ata që duan ta kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Nuri.

Nuri tha më tej se “Bajram Begaj është një President partiak i emëruar me vullnet të Ramës, pa asnjë konsultim dhe konsensus nga opozita. Sot, pasi ka kaluar gjysmën e mandatit të tij 5-vjeçar si President i Republikës, Bajram Begaj do të mbahet mend nga Historia se ka kthyer ne Kuvend vetëm 1 Ligj: Ligjin e Medaljeve dhe Dekoratave, sepse edhe ato kompetenca ia hoqi Rama në Kuvend”.

Sipas Nurit “është e qartë se mazhoranca tenton të shtrijë kontrollin total mbi Gjykatën Kushtetuese 3 muaj para Zgjedhjeve të Përgjithshme, nga frika e humbjes së Zgjedhjeve të 11 majit”.

Etiketa: PD
Pas

Blushi në PD, nisin negociatat për koalicion parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit

Para

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Para
Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.