Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein ka reaguar menjëherë pas debatit të deputetëve shqiptarë në PE. Fleckestein thekson se zyrtarët eBE-së nuk janë as prokurorë dhe gjyqtarë dhe se deputetët e opozitës duhet të kenë prova për deklaratat e tyre.
“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori”, tha Fleckenstein.
Kujtojmë që sot opozita braktisi mbledhjen në Bruksel pas akuzave për kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kerkoi fjalën në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar “për lidhje me krimin e organizuar”.
“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium, turppër maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”, tha Pollo. Me pas perfaqesuesite opozites jane larguar nga mbledhja.
(J.D/Faxweb.al)