Partia Demokratike ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në një konferecë për mediat ku ka publikuar dokumente ekskluzive për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
Vëllai i Fatmir Xhafajt rezulton të jetë i dënuar në Itali me 7 vite burg në Itali për veprimtarinë kriminale në trafikun e drogës.
Alibeaj tha se Fatmir Xhafaj kishte sfiduar opozitën të publikonte fakte dhe sipas tij faktet tashmë janë, ndërsa për ministrin Xhafajn tha se është i implikuar edhe ligjërisht pasi duhej të arrestonte vëllain e tij për të vuajtur dënimin në Itali, pasi siç tha ai opozita beson se që nga 2013 Agron Xhafaj ka qenë në Shqipëri.
Në shtator të vitit 2012 nga ana e Gjykatës së Kasacionit është rrëzuar vendimi për Agron Xhafaj dhe është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Leçes 25.I. 2011. Për pasojë, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Nga shërbimi i vendimit gjyqësor rezulton se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që synonte trafikun mes vendeve të Europës dhe SHBA, marrëveshja e parë ishte shkëmbimi i qindra kilogramëve drogë.
Në operacionin për shkëmbimin e drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s që iu dorëzua 1 kg drogë.
Së treti është dënuar për bashkëpunimin nga Shqipëria në territorin italian ku ai bënte fshehjen e drogës së dërguar nga Shqipëria.
Është dënuar edhe për marrje dhënie të lëndëve narkotike
Dënimi me 7 vjet e 2 muaj burg është konfirmuar nga Gjykata italiane. Posedohen përgjimet telefonike që zgjatën 1 vit e gjysmë.
Rrjeti kishte ngritur bazat logjistike. Në Bolonja transportuesi ishte vetë Agron Xhafaj.
Janë të paktën 8 raste që nga gjykata e Leces janë dokumentuar implikimet e Agron Xhafajt.
Dokumenti është ai që paraqitet në ekranet e sallës.
Alibeaj: Xhafaj ka përgjegjësinë jo vetëm politike dhe morale por ligjore sepse një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë është identifikimi i personave të dënuar në mungesë, pra detyrë e tij të identifikohej dënimi i tij në Itali që ai të arrestohej për vuajtjen e dënimit prej 7 vjetësh e dy muajsh.
Opozita ia ka bërë të ditur se vëllai i tij është i dënuan por ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Alibeaj: Pyetje për Fatmir Xhafajn
A e ka përfshirë Xhafaj vëllanë në personat me rekorde kriminale?
Ai është ai i skeduar nga Policia për aktivitetin e tij të mëparshëm?
A është familja Xhafaj një nga familjet mafioze në Shqipëri?
A ka ‘Forca e Ligjit’ fuqi mbi vëllanë e ministrit apo ai është i paprekshëm sa kohë që operacionin e drejton vëllai?
Pse nuk ka përmbushur përgjegjësi ligjore ministri për ta identifikuar nëse është apo jo i dënuar?
Pse nuk ka kërkuar nisjes e procedurave për arrestimin e tij?
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post