13:27 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD: Qeveria u zhvati shqiptarëve 47 milionë euro me inceneratorët e Klodian Zotos

16:14 | 04/01/2020
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: Qeveria u zhvati shqiptarëve 47 milionë euro me inceneratorët e Klodian Zotos

Partia Demokratike vazhdoi denoncimet të shtunën, duke u ndalur te rasti i inceneratorëve. Nga selia blu, Lindita Metaliaj tha se kryeministri Edi Rama po zhvat shqiptarët. Sipas saj, ai ka dhënë 47 milionë euro për inceneratorë fantazmë të Klodian Zotos.

DEKLARATA

Edi Rama mund të bëjë propagandë 24 orë në 24 dhe të keqpërdorë njerëzit në nëvojë për një foto apo për një video më shumë, por ai nuk mund t’i fshihet dot të vërtetës së numrave. Dhe numrat tregojnë se Edi Rama po vjedh dhe po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.

Vetëm me skemën korruptive të inceneratorëve, Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpuëntorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët.

Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë.

Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Këto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

47 milionë euro të vjedhura me inceneratorët fantazëm dhe të paktën 8.5 milionë euro vetëm nga koncesioni i check up, që denoncuam dje, janë një pasuri e madhe që, në vend të investohen për shqiptarët, i shkojnë një grushti politikanësh dhe oligarkësh të korruptuar.

Pasurimi i paligjshëm është prioriteti absolut i Edi Ramës dhe mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin e tij të paligjshëm. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi që pensionet nuk rriten, pagat nuk rriten, që të rinjtë dhe profesionistët po largohen nga vendi, që ekonomia është në krizë dhe biznesi i vogël lufton për mbijetesë.

Që t’i japim fund kësaj krize, duhet zhbërë pushteti i paligjshëm i Edi Ramës. Antidoti i vetëm për ketë virus janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që do t’i japin vendit një qeveri e cila u shërben qytetarëve, duke nisur me anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, si ky i inceneratorëve.

Pas

Qeveria teknike mbajti seancën e parë, emëron zv/kryeministrat. Maqedonia e Veriut në klimë të tensionuar politike

Para

VIDEO/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon në trotuar

Para
PAMJET FATALE/ Aksident në Kukës, Benzi ‘fluturon’ dhe merr para gjithçka gjen

VIDEO/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon në trotuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.