09:25 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD: “Rama braktis të izoluarit nga dëbora, vidhen fondet e emergjencës”

19:17 | 07/01/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD: “Rama braktis të izoluarit nga dëbora, vidhen fondet e emergjencës”

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit fshatrat e izoluar nga dëbora në veri të vendit.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani është shprehur se qeveria nuk I është gjendur pranë familjeve të izoluara dhe pa drita prej dy ditësh, as me medikamente, as me ndihma ushqimore.

Sipas debutetit, moti i acartë konfirmon paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për t’u përballur me realitetin.

Deklarata e plotë:

Situata e rëndë nga moti në shumë zona të vendit nuk ka shenja përmirësimi.

Nga raportimet e qytetarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike, mësohet se vazhdojnë të jenë të izoluara dhjetra fshatra, në Dibër, në Tropojë, në Has, në Pukë, në Malësinë e Madhe, në Shkodër, në Kukës.

Qeveria nuk është e pranishme me ndihma ushqimore, apo me medikamente në asnjë familje në zonat e izoluara dhe pa drita prej dy ditësh.

Moti i acartë konfirmon paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës për tu përballur me realitetin. Por emergjenca ka nxjerrë në pah edhe një skandal tjetër tronditës.

Shumica e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve që janë të deputetëve të maxhorancës dhe qeveritarëve kanë marrë paratë por këto dy ditë nuk janë shfaqur asnjë minutë, as për të hedhur një lopatë me kripë apo skorje.

Në krye të këtij skandali është firma e deputetit Sadri Abazi regjistruar në emër të nipit, e cila në segmentin Koplik-Bog-Qaf Thore, dhe Koplik-Razem-Hani Hotit-Tamare-Vermosh, jo vetëm nuk ka nxjerrë asnjë punonjës në rrugë, por nuk denjon as tu hapë telefonin drejtuesve vendorë.

E njëjta situatë është edhe në zona të tjera.

Ndërkohë disa kompani mirëmbajtje të cilat kanë kryer detyrimet e tyre kontraktuale nuk kanë marrë asnjë qindarkë pagese dhe në disa raste si në aksin Milot-Peshkopi ju janë ndërprerë kontratat pa asnjë kriter dhe ua kanë rilidhur vetëm për një muaj në momentet e nisjes së emergjencës.

Ky abuzim në kurriz të qytetarëve në këto ditë të vështira meriton një hetim serioz nga prokuroria.

Ndërkohë Edi Rama vazhdon ti kthejë kurrizin qytetarëve, të izoluar, të mbërthyer nga i ftohti dhe errësira, duke mos pasur asnjë prani në terren, asnjë ndërhyrje në shërbim të tyre. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: DeborePDrama
Pas

Shpërthen bombola e shkumës në lavazh, ndërron jetë punëtori krutan

Para

Dritan Dajti “nxjerr” zbuluar drejtësinë, nuk ka më gjyqtarë

Para
Dritan Dajti “nxjerr” zbuluar drejtësinë, nuk ka më gjyqtarë

Dritan Dajti “nxjerr” zbuluar drejtësinë, nuk ka më gjyqtarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.