09:04 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot e kryebashkiakut të Ramës duke pirë kokainë, PD jep emrin një ditë më pas: Banda që drejton vendin…

12:28 | 22/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pi drogë në ambient publik/ Faxweb.al zbulon se kush është kryebashkiaku i videos së famshme

Vetëm pak pasi dolën pamjet e kryebashkiakut të PS-së, që konsumonte kokainë në një lokal, publikuar nga gazetari Artan Hoxha, Partia Demokratike ka folur për emrin e tij.

Nuk dihet se pse PD ka pritur kaq gjatë për të lakuar emrin e Allës, pasi që prej ditës së djeshme identiteti i tij u bë i ditur për mediat.

Në një deklaratë nga selia blu, Salianji tha se ky është modeli që dikton sot banda që drejton vendin.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, sipas mediave, i emëruar nga Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi janë cilësitë e bandës që drejton vendin”– ka thënë ish-deputeti Ervin Salianji, në një deklaratë nga selia blu.

Faxweb.al zbuloi prej ditës së djeshme se kryebashkiaku që konsumonte drogë në një ambient publik ishte Lefter Alla, i zgjedhuri i PS-së për Bulqizën.

DEKLARATA E PLOTE E ERVIN SALIANJIT: 

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Pi drogë në ambient publik/ Faxweb.al zbulon se kush është kryebashkiaku i videos së famshme

Pas

Kthehet nga Amerika për të marrë kreun e BKH-së, kush është ish-zv prokurori që futet në garë

Para

Kapet 72 vjeçari duke transportuar nga Korça drejt kufirit klandestinë (Sa do të fitonte për secilin)

Para
Fluks refugjatësh të paligjshëm në Kapshticë, kapen 32 sirianë dhe palestinezë. U mbajtën dy ditë në postë

Kapet 72 vjeçari duke transportuar nga Korça drejt kufirit klandestinë (Sa do të fitonte për secilin)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.