07:39 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD reagon për arrestimin e Henri Çilit dhe kërkon emrin nga policia: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje

14:32 | 29/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD reagon për arrestimin e Henri Çilit dhe kërkon emrin nga policia: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje

Sekretari Ligjor në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka reaguar në lidhje me arrestimin e publicistit Henri Çili dhe ka i ka drejtuar disa pyetje policisë së shtetit në lidhje me zyrtarët e lartë të Drejtësisë të përfshirë në këtë dosje.

“Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.

Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1- Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?
2- Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?
3- Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?

Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.“- tha Gjata.

Etiketa: clirim gjata
Pas

“Të gjithë të tregojnë lekët ‘nën jastëk’!”, Rama kërkon dhe xhepat e emigrantëve: Kemi të drejtë t’ju gjejmë edhe në fund të botës, në OFL edhe nëse nuk keni kryer krime

Para

Rama u kërkoi qytetarëve të injorojnë ‘Besëlidhjen e 2 marsit”, reagon Presidenca: Gruaja e Bilalit, nga dhoma e luleve ku sodiste e traumatizuar protestat…

Para
Me urgjencë, presidenca i përgjigjet Lleshajt: Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture!

Rama u kërkoi qytetarëve të injorojnë 'Besëlidhjen e 2 marsit", reagon Presidenca: Gruaja e Bilalit, nga dhoma e luleve ku sodiste e traumatizuar protestat...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

Fier/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë! Spahiu: Paqe, begati e mirësi

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.